Policia në Gjilan ka njoftuar se një shoferi në fshatin Hodonoc të Kamenicës i është marrë patentë shoferi për tre muaj, është gjobitur me 300 euro dhe tri pikë negative, pasi e ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar.
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, shoferi ka vozitur 95 km/h.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e pesë (95) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Kamenicë, 08 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 08.01.2023 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Hodonoc komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e pesë (95) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.