
Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i kanë përdorur armët më të përparuara që ata kanë në dispozicion.
“Ne ende nuk i kemi përdorur armët më të përparuara që kemi në dispozicion”, janë shprehur autoritetet në Teheran.
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.
Sipas deklaratës zyrtare të IDF-së, objektivat kanë qenë pozicione ushtarake, ndërsa në Liban janë goditur qendra komande dhe depo armësh që i përkasin Hezbollahu. Para sulmeve, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve në periferitë jugore të Bejrutit dhe në disa zona përreth.
Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në rritjen e masave të sigurisë në rajon. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka njoftuar mbylljen “deri në njoftim të mëtejshëm”, duke anuluar të gjitha shërbimet konsullore për shkak të situatës së paqëndrueshme.