Mbrëmë (e hënë) në Big Brother VIP Albania u krijua një debat ndërmjet Luiz Ejllit dhe Valbona Memës.
Gjithçka nisi pasi kjo e fundit votoi për lider të shtëpisë Olta Gixharin, gjë e cila e bëri të ndihet keq artistin shkodran, meqë do të kishte sërish avantazh në lojë.
Ai i kërkoi Valbonës t’ia tregonte arsyen se përse e votoi Oltën, ndërsa këngëtarja nuk pranoi të japë një përgjigje duke i thënë se nuk ka të drejtë të bëjë ‘gjyq publik’.
Bona më pas shpërtheu në lot duke thënë se në shtëpi i është ushtruar dhunë psikologjike.
“Më është paraqitur një skenë sikur në një familje, një djalë po godiste nënën e vet dhe askush nuk po ndërhynte dhe po më shikonin. Isha në një dhunë shumë të keqe, në një presion shumë të madh”, tha Valbona mes lotësh.
Mema tutje pranoi se është e vetëdijshme për dashurinë që Luizi ka për të dhe që të tjerët po tentojnë ta kthejnë atë kundër tij.
Krijuesi i hitit “Me ty” më vonë i shkoi pranë shtratit Valbonës duke kërkuar që të bisedojnë dhe të sqarojnë këtë.
Ejlli u shpreh se e do dhe se për këtë dëshiron ta ketë me vete deri në finale. /Telegrafi/