×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të shtënat tragj*ike i marrin jetën një 3-vjeçari në Greqi

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Një 3-vjeçar është vrarë tragjikisht të premten në një incident me të shtëna derisa ai ishte duke udhëtuar me makinë me prindërit e tij në fshatin Markopoulos, Attica lindore.

    Sipas të dhënave fillestare policore, familja ishte duke udhëtuar kur iu është afruar një SUV, dhe dikush nga brenda tij ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënduar për vdekje fëmijën, raporton “Protothema”, transmeton Klankosova.tv.

    Informacionet preliminare thonë se incidenti mund të ketë ardhur nga një konfrontim i mëhershëm mes personave brenda dy veturave për arsye të panjohura. Raportimet nga mediat lokale thonë se të shtënat ndodhën afër një vendbanimi të romëve dhe mund të ketë qenë e përfshirë ndonjë mosmarrëveshje e vjetër familjare.

    Babai, me të parë lëndimin e rëndë të fëmijës së tij, e dërgoi atë me shpejtësi në spital. Por, me gjithë angazhimin e mjekëve, fëmija nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

    Dëshmitarët e rastit dhe dëshmitë thonë se personat që qëlluan me armë mund të kenë qenë duke e pritur makinën ku ndodhej tashmë viktima.

    Policia greke ka nisur një hetim të gjerë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Të paktën 205 persona humbën jetën në Spanjën lindore të goditur nga përmbytjet pas një shiu të rrëmbyeshëm brenda një dite. Rreth...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e kësaj jave ka për t’i takuar diasporën shqiptare në Selanik. Balli Kombëtar në Greqi...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Të paktën 205 persona humbën jetën në Spanjën lindore të goditur nga përmbytjet pas një shiu të rrëmbyeshëm brenda një dite. Rreth...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se janë “të paktën tre deputetë të tjerë” të LVV-së që janë afër...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të ndalet furnizimi me ujë për disa zona në kryeqytet sot,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar se në javën...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit. Në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.