Disa persona me një veturë gjatë natës së mbrëmshme kanë shtënë me armë zjarri para një diskoteke në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se vetura kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se ata janë duke e hetuar rastin.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy cal-9 mm, të cilat dyshohet se kanë mbetur pas të shtënave me armë zjarri.
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 27.09.2022 – 02:05. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri afër një diskotekë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja cal-9 mm, të cilat dyshohet se kanë mbetur pas të shtënave me armë zjarri nga një veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.