Një grua ka raportuar se pas mesnatës në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/PËRDORIM I ARMËS/Prishtinë 10.12.2022-02:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nga disa të shtëna me armë zjarri i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale”, thuhet në raportin e PK-së.