Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në kryeqytet.
Saktësisht në rrugën ‘Simon Shiroka’rreth orës 22:20, njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku edhe kanë konfiskuar 5 gëzhoja.
Në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti vazhdon të hetohet.