Sot rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në një lokal të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ashtu, policia ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.
Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti.