×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë / Një person i pla*gosur, i dyshuari në arrati

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Hajvali të Prishtinës, ku një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti deklaron se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armës dhe se po trajtohet në QKUK.

    “Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.
    Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

    Tutje, ajo tha se tashmë Policia e Kosovës janë në kërkim të personit të dyshuar

    “Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do të anëtarësohet në NATO me të në krye të qeverisë,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi në një prononcim për “Front Online” thotë se Ambasadat e Kosovës janë zëvendësuar me...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka njoftuar për tubimin e radhës së LDK-së në qytetin e Vitisë....
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas “madhështisë së Prishtinës”, Turneu i Ndryshimit vjen sot në...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Dy ditë më parë në Amerikë u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, të cilat bindshëm u fituan nga kandidati republikan, Donald Trump. Trump arriti...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Erdogan. Osmani ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me...
    Sport08 Nëntor 2024
    Mesfushori spanjoll Rodri është shpallur fitues i Topit të Artë 2024 në një ceremoni që është mbajtur në Paris më datë 29...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Republika e Kosovës ka arritur rezultate të rëndësishme në indekset ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas raportit të...
    Vip08 Nëntor 2024
    Disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar në lidhje me disa terma që po i përdorin brenda shtëpisë. Ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.