Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur të martën në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se policia ka pranuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo shtoi se incidenti ka kaluar pa dëme në njerëz.
“Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, bëri të ditur Ahmeti.