Një person ka raportuar dje në Polici se, derisa ishte duke parkuar veturën, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Destan Bajraktari”, rreth orës 18:30.
Policia bën të ditur se nga ky rast, përveç dëmeve materiale, lëndime nuk ka.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”.