Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Podujevë rreth orës 18:35 në rrugën “19 Qershori”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur nga këto të shtëna.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Policia ka njoftuar se rasti është hetime, ndërsa është cilësuar si “tentim vrasje”.