Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se nga gjuajtjet s’ka të lënduar.
“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Adem Voca” ne Mitrovicë janë ndëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar”, tha Zahiti.
Më tej, Zahiti u shpreh se njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet.