Janë shoqëruar në stacion policor tre persona pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në Podujevë, dhe gjatë kontrollomit nga policia e Kosovës, u janë gjetur një sasi e substancës narkotike.
“Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë ndaluar një veturë ne te cilën gjendeshin tre persona, te cilët janë shoqëruar ne stacion policor pasi që në veturë është gjetur një sasi e substancës narkotike. Pas intervistimit i dyshuari mashkull i kosovar ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri. Janë sekuestruar arma dhe një karikator i zbrazur, 4 gëzhoja dhe sasia e gjetur e narkotikeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, shkruan Front Online.