×
  • Lajme
  • Lajme

    Të sëmurët nga zemra s’po gjejnë në treg ilaçin “nitroglicerinë”

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Pacientët me probleme në zemër të cilët kanë nevojë për ilaçin e quajtur, “nitroglicerinë”, nuk po mund ta gjejnë atë në treg. Nitroglicerina sipas profesionistëve shëndetësorë është medikament jetik për shumë pacientë.

    Farmacistët thonë se nuk u japin zëvendësim për këtë lloj ilaçi pacientëve, pa recetën e mjekut, meqë nuk e ka efektin e njëjtë. Ata thonë gjithashtu se edhe receta e mjekut si zëvendësim, shkruhet vetëm për të improvizuar ilaçin.

    Vjollca Haliti, paciente me probleme në zemër, thotë se ka disa ditë që po e kërkon ilaçin “nitroglicerinë”, por askund nuk po mund ta gjejë. Ajo thotë se ai ilaç është shumë i domosdoshëm për të.

    “Unë jam përdoruese e nitroglicerinës kur kam nevojë, sepse vuaj nga sëmundja e anginës së zemrës. Unë e kam blerë atë nëpër barnatoret e Prishtinës, por kohët e fundit nuk po e gjej. Nuk e di çka është në pyetje, po besoj që është çështja e taksës që Kosova e ka vënë për shtetin e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Haliti.

    Farmacistët në vend thonë se ilaçi “nitroglicerinë”, ka disa muaj që nuk gjendet në treg.

    Shkumbin Jusufi, farmacist, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se ky ilaç është jetik për pacientët e sëmurë nga zemra dhe zëvendësimet nuk e kanë efektin e njëjtë.

    Ai thotë se nuk është vetëm ky ilaç që aktualisht mungon në treg, ngase ka edhe barna tjera që jo domosdoshmërisht lidhen me taksën, por të cilat mungojnë.

    “Nitroglicerinë ka muaj që nuk ka në treg. Ajo është e domosdoshme për pacientët më probleme në zemër. Pacientët në momentin kur kanë kriza, ju duhet menjëherë ta përdorin atë. Janë dy lloje, në formë pilule dhe në formë sprej, dhe që kanë veprim të shpejtë. Por, ka mungesë dhe nuk ka zëvendësim”.

    “Zëvendësime ju shkruhen nga mjekët që janë të ngjashme, por nuk e kanë efektin e njëjtë pasi nuk janë të dedikuara për këtë sëmundje, por e improvizojnë mjekët”, thotë Jusufi.

    Por, problemet në fushën e farmaceutikës në Kosovë, në vazhdimësi janë vlerësuar të një natyre mjaft serioze. Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik është njëra nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët prej vitesh.

    Zyrtarë nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, kanë bërë të ditur se çdo vit kanë rritur numrin e barnave që regjistrohen në Kosovë. Por, megjithëkëtë, pacientët në vazhdimësi po përballen me mungesë të barnave që i përdorin si terapi ditore.

    Ndërkaq, udhëheqësja e Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, Florina Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike se disa barna importohen në Kosovë me leje speciale, e edhe ilaçi në fjalë, pra nitroglicerina. Por, në tregje të vogla, si Kosova, shtoi ajo shtetet importuese nuk kanë interes,andaj , nuk e sjellin në vazhdimësi sipas nevojës ilaçin e porositur nga farmacitë.

    ‘’Në tregun farmaceutik të Kosovës, është vërejtur mungesa e produktit nitroglicerin. Ka disa kompani farmaceutike qe e kanë importuar, import me leje speciale si produkt pa paralele, nga vendet e Bashkimit Evropian. Një nga këto kompani, tregon qe janë në proces të regjistrimit dhe pritet edhe të bëhet furnizimi i rregullt. Deri në rregullimin e importit, furnizimi varet nga importi pa paralele, i cili nuk është i rregullt dhe mungesa vërehet qe nga fillimi i vitit 2019’’, tha Berisha.

    Sidoqoftë, sipas zonjës Berisha, mungesat e tilla ndodhin për shkak se disa produkte janë të lira dhe se kompanitë furnizuese nuk kanë interes në treg të vogël./Front Oniline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale. Kështu veproi Forca e Armatosur Turke, transmeton...
    Të tjera
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për  deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica nga Elezaj,  Kaçanik - Mobilizim, entuziazëm, mbështetje për fitore. "Së bashku për ndryshim",...
    Lajme17 Janar 2025
    H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se të fyesh Pejën dhe pejanët,...
    Lajme17 Janar 2025
    Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara...
    Vip17 Janar 2025
    Sa jemi drejt fundit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dinamikat brenda shtëpisë vetëm shtohen. Ishte Leo që trazoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.