Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, shkruan Zeri.info.
Skuadra nga Klina sot shënoi fitore si mysafire e Istogut me rezultatin 1-2, një rezultat që i jep përparësi të madhe “Hithave” për ndeshjen e kthimit.
Shkaku i kushteve atmosferike, kjo ndeshje u zhvillua në një terren të papërshtatshëm për lojë dhe të rënduar nga lloçi.
Faqja zyrtare e KF Dukagjinit ka publikuar disa foto nga kjo ndeshje, teksa u theksua edhe njëherë dëshira për të kaluar në finale të Kupës.
Postimi nga KF Dukagjini (pa ndërhyrje):
“Te rritur ne lloqin e Kosovës, të etur për triumfin dhe finalen e madhë. Beteja e parë u fitua!
Kur kushtet atmosferike edhe fusha nuk të ofrojnë mundësi për loje. Vjen ne shprehje vullneti, deshira dhe passioni, për çdo milimetër!”.
https://www.facebook.com/KF.Dukagjini1958/posts/137061178424796