Michael Douglas ka uruar gruan e tij bukuroshe, aktoren uellsiane Catherine Zeta-Jones, për përvjetorin e tyre të 21-të të martesës duke postuar një video në profilin e tij në Instagram që përmban një përmbledhje fotosh të përbashkëta.
Si pjesë e videos ai ka shkruar edhe një mesazh emocionues që ka rrëqethur të gjithë ndjekësit e tij. “Gëzuar përvjetorin Katerina ime e dashur! Të dua shumë”.
Përveç fotove të kërcimit të parë të dasmës, në video përfshihen edhe ato të zakonshme në golf, ski dhe destinacione të ndryshme turistike. Videoja vjen nën tingujt e këngës “Best Day of My Life”.
Kujtojmë, çifti hollivudian u njoh në vitin 1998, në Festivalin e Filmit në Deauville, duke u lidhur nga një mik dhe koleg i përbashkët, Danny de Vito.
Edhe pse diferenca e madhe në moshë është më e dukshme sot (Michael është 25 vjet më i madh se Catherine), nuk ka qenë kurrë një problem për ta.
Historia e dashurisë së çiftit të famshëm në shumë mënyra të kujton një komedi romantike dhe gjithçka nisi me një bisedë të rastësishme. Doli se ata ndajnë interesa të ngjashme dhe se ka shumë gjëra që i lidhin. Michael Douglas ende e kujton mirë natën kur takoi gruan e tij të ardhshme:
“Natën që e takova, mora vesh se kishim lindur në të njëjtën ditë. Pasi ajo më tha dhe më tregoi se e pëlqente golfin, i thashë se do të bëhesha babai i fëmijëve të saj. Ajo më uroi natën e mirë”, ka thënë dikur aktori i njohur për mediat e huaja.
Si recetë për një martesë të suksesshme, Michael përmendte gjithmonë respektin e ndërsjellë dhe të folurit për problemet.
“Ndonjëherë ne bëjmë më shumë përpjekje në marrëdhëniet me të huajt sesa me njerëzit më të afërt. Gjithmonë përpiqem të kujtoj se sa i lumtur jam që jam me një zonjë si ajo. Gjithashtu, kam mësuar se sa e rëndësishme është të flasësh për problemet. Cilësia e bisedës bën mrekulli për martesën”, tha aktori.
Në vitin 2000, dasma e vitit u mbajt në hotelin Plaza në Nju Jork dhe 18 nëntori mbeti përgjithmonë dita e tyre e lumtur kur ata i betuan dashurinë e përjetshme njëri-tjetrit./FrontOnline/