S.L. nga Bujanoci, i cili u ndalua më 9 gusht për shkak të komenteve në faqen e Facebook, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, ka konfirmuar Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.
Prokuroria e akuzon atë për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore, fetare (neni 317, paragrafi 1, KP).
S.L. ka shkruar një koment në tekstin e portalit në gjuhën serbe Bujanovaçke “Studentët bëjnë thirrje për protestë të shqiptarëve në Bujanoc” më 8 gusht: “Vetëm arma e zgjidh problemin në Bujanoc, çfarë protesta, çfarë bakraçi”.