×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    “Të paprekshmit” nga koronavirusi/ Cilët janë njerëzit me imunitet natyral?

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Pas një viti pandemie dhe miliona të infektuarve, mbeten akoma në hije rastet e atyre që duket se janë të paprekshëm nga virusi Sars Cov2.

    Valeria Fabbretti e Alessandro Antonini, një çift nga Terni por që jetojnë në Milano janë një shembull. Ai një vit më parë u sëmur por që mendonte se ishte një ftohje, ndërsa ajo i qëndronte pranë për t’u kujdesur për të, por pa u infektuar. Konfirmimi vjen disa muaj pas testit serologjik.

    Antonini rezulton pozitiv, Fabretti jo. Si mund të shpjegohet aftësia e disa individëve për t’i rezistuar infektimit?Është ende herët për ta thënë shkencërisht edhe pse shkencëtarët që po studiojnë këto raste, e kanë një ide tashmë.“Kur ka një pandemi, faktorët në lojë janë patogjeni, mikpritësi dhe ambienti ku zhvillohet infeksioni” shprehet Giuseppe Novelli, gjenetist i poliklinikës ‘Tor Vergata’ në Romë dhe president i Fondacionit Giovanni Lorenzini të Milanos. “Ne jemi përqendruar te e dyta që është thelbësore. Në muajt e parë të infeksionit kemi konstatuar që ka asimptomatikë, rastet mesatare dhe rastet e rënda. Por nëse virusi është i njëjti atëherë është e qartë se diferencën e bën mikpritësi. Kjo ndodh gjithnjë, me të gjitha infeksionet”shprehet ai.

    Një ekip shkencëtarësh të ‘Tor Vergata’, sëbashku me një grup prej më shumë se 250 laboratorësh në të gjithë botën janë koordinuar nga ‘Rockfeller University’ i New York dhe po provojnë të gjejnë shpjegimin.“Po studiojmë ADN e personave dhe të bëjmë lidhje statistikore në bazë të moshës dhe gjinisë. Jemi fokusuar fillimisht te të sëmurët rëndë dhe kemi zbuluar se ekziston një 10-12 % i rasteve që kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë. Ata nuk arrijnë të prodhojnë molekulën e parë të mbrojtjes!Mbi bazën e kësaj eksperience kemi pyetur nëse ka diferenca gjenetike në ato që ne i kemi quajtur ‘rezistentë’, pra personat që kur bashkëjetojnë me një subjekt që është konfirmuar pozitiv, jo vetëm nuk sëmuren por as nuk infektohen fare.Ndikimin rëndues në infeksion e kanë një serë faktorësh risku. “Kemi gjetur së paku 50 gene që sot japin pak a shumë tendencën e sëmundjes. Por kjo nuk mjafton pasi që të konfirmohet shkencërisht, duhet edhe të provohet klinikisht.

    Duhet të shohim nëse këto gene kanë një peshë në këtë çështje” shprehet Novelli. Për të arritur në rezultate të saktë shkencore që shpjegojnë se pse disa njerëz janë të paprekshëm nga virusi, duhen bërë shumë studime, sidomos mbi ato që konsiderohen raste të veçanta, si ai i çiftit nga Terni. Novelli shpjegon se ka nisur një proces seleksionimi i këtyre rasteve me qëllim nxjerrjen e një përfundimi shkencor që do t’i shërbejë jo vetëm kësaj pandemie por edhe se ardhmes. Nuk është e lehtë që të kuptohet nëse ka njerëz që janë vërtet imunë ndaj virusit, duke u bazuar vetëm në një test për Covid-in. Sikurse nënvizon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes, “imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat. Eksizton edhe imuniteti i ashtuquajtur qelizor”.  Për ta zbuluar është e nevojshme që të studiohen rruazat e gjakut.

    Top Channel

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka uruar Arianit Besirin për zgjedhjen e tij si kryetar bashkie në Gjermani, duke shkruar...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim” për Izraelin që të refuzojë zbatimin e një...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, thotë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur 30 gra të Krushës me 1 milion e 933 mijë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë në Konferencën “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë. Dyshohet se ata u arrestuan të...
    Vip26 Nëntor 2024
    Drenusha ka diskutuar me Lelën, Xhenetën dhe Anisën për ngjarjet e fundit në shtëpi. Drenusha u bëri apel vajzave që të mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.