Më 18 janar, rreth orës 10 të mëngjesit, 10 persona ishin zënë nga një ortek në Verbier të Zvicrës.
Sipas medieve të huaja, të dhjetë personat të cilët kishin veshur detektorë ortekësh u gjetën, mirëpo një shtetas britanik 38 vjeçar dhe njëherësh banor i Verbier ndërroi jetë, dhe një tjetër u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter.
Në po të njëjtën ditë, rreth orës 12:20, një 29 vjeçar nga Irlanda që jetonte në Valais vdiq si pasojë e një orteku tjetër afër Verbier. I njëjti u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Një ditë më parë, të dielën që lamë pas, një shtetas suedez 46-vjeçar që jetonte në Vaud ra dhe vdiq derisa po skijonte në zonën Lac des Vaux në qytetin e Verbier. Burri ishte duke skijuar me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët lajmëruan autoritetet. I njëjti thuhet se ra nga një shkëmb 6 metra i lartë për shkak të shikimit të dobët, derisa raportohet se vdiq në spital si pasojë e plagëve, përcjell Telegrafi.
Përgjatë fundjavës, raportohet se ndërruan jetë dhe të paktën 4 persona, një në Rocher de Naye pranë Montreux, një në Gstaad dhe tre të tjerë në Kantonin e Grabunden.

Të tjera
-
13:56 | 18 Shkurt 2021
-
13:54 | 18 Shkurt 2021
-
13:51 | 18 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Driton Selmanaj i merr veç 12 vota në Han të…13:49 | 18 Shkurt 2021
-
13:35 | 18 Shkurt 2021
-
13:31 | 18 Shkurt 2021
-
13:17 | 18 Shkurt 2021
-
13:16 | 18 Shkurt 2021
-
12:59 | 18 Shkurt 2021
-
12:59 | 18 Shkurt 2021
-
12:56 | 18 Shkurt 2021
-
12:54 | 18 Shkurt 2021