×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 15 të plagosur nga sulmet e Rusisë në Harkiv

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Të paktën 15 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën në sulmet ajrore ruse në rajonin verilindor të Harkivit në Ukrainë, mbrëmjen e 20 shtatorit, thanë zyrtarët rajonalë.

    Prokuroria tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër tre distrikte në qytetin e Harkivit, duke përdorur avionë Su-34.

    Më herët më 20 shtator, ushtria ruse përdori mortaja për të bombarduar fshatra, duke vrarë dy persona, tha guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov.

    Gjatë ditës, forcat ruse kryen 54 sulme ajrore në Ukrainë dhe u zhvilluan 190 përleshje luftarake në lindje të vendit, sipas ushtrisë ukrainase.

    Ndërkohë, një ditë më parë, forcat ajrore ukrainase kishin thënë se kundërajrorët e tyre i shkatërruan 61 prej 70 dronëve dhe një prej katër raketave me të cilat Moska e sulmoi Ukrainën gjatë natës.

    Në fillim të kësaj jave, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) paralajmëroi se ky dimër mund të jetë më i vështiri për Ukrainën deri tani, sepse infrastruktura energjetike e saj është tejet e tendosur si pasojë e sulmeve ruse ndaj termocentraleve, ngrohtoreve dhe rrjetit energjetik.

    Më 20 shtator, Komisioni Evropian bëri të ditur do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë.

    Huaja është pjesë e një plani të gjerë të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për grumbullimin e të hollave për ta mbështetur Kievin duke i përdorur mjetet nga asetet e ngrira financiare të Rusisë në vlerë 300 miliardë dollarë.

    Këto asete u ngrinë në kuadër të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

    Gjatë kësaj jave, Ukraina mori pjesë në stërvitjet e NATO-s, ku u testuan sistemet kundër dronëve. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte për të mësuar urgjentisht nga zhvillimi i hovshëm dhe përdorimi i skajshëm i dronëve – mjeteve pa pilot – në luftën në Ukrainë./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.