Loredana dhe Mozzik janë ndarë dhe prej disa javësh nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për një ribashkim.
E gjitha u kuptua pasi fansat zbuluan se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe vazhduan me thumba kundrejt njëri-tjetrit.
Lajmet se janë ndarë nuk i mohuan asnjëri duke na lënë të kuptojmë se po ndodh vërtetë.
Por ditën e sotme Loredana na ka befasuar.
Ajo publikoi një fotografi me Mozzik edhe pse vazhdojnë të mos ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Bëhet fjalë për kopertinën e këngës së radhës që ka realizuar me Mozzik dhe që është pjesë e albumit të tyre të përbashkët “No Rich Parents”.
Kënga mban titullin “Mit Mir” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59.
Nuk dihet nëse kjo është një shenjë për një ribashkim apo çfarë po ndodh me çiftin sa i përket jetës private.