Semi Jaupaj ishte tejet aktive me projektet e saj muzikore këtë vit.
Ajo solli disa këngë që u pëlqyen shumë nga publiku.
Së fundi ajo ka zbuluar se ka gati edhe projektin e ri muzikor dhe i fundit për këtë vit.
“Si unë” titullohet kënga e cila publikohet të mërkurën në orën 18:00.
Semi ndërkaq në një emision tha se është fshirë kënga “All your lovin” nga YouTube nga Ron Zaiti, me të cilin e ka realizuar bashkëpunimin.
Ndryshe, dyshja janë përfolur se ishin në një lidhje të shkurtër.