Finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillohet këtë të mërkurë (19 maj).
KFF Mitrovica dhe KFF Kosova VR (P) janë finalistet që kërkojnë trofeun e Kupës.
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fillon nga ora 16:00.
Edhe kjo sfidë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin anti-Covid.
Kujtojmë se në konkurrencën e meshkujve fitues i Kupës së Kosovës është Llapi që mposhti në finale Dukagjinin.