×
  • Sport
  • Sport

    Të mërkurën hidhet shorti për Kosovën A femrat

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll te femrat për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

    Vashat nga Kosova do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet në Qipro, nga 20 deri më 25 Korrik, përcjell FrontOnline.

    Të mërkurën (nesër) nga ora 14:00 do të hidhet shorti në selinë e FIBA Evropës, që kësaj radhe do të jetë ‘online’ për shkak të masave anti-COVID.

    Kosovën në këtë short do ta përfaqësojë Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.

    Vashat e Kosovës kanë mbajtur disa stërvitje nën udhëheqjen e Fidan Shatrit, derisa pritet të fillojnë me stërvitje intensive për të pasur një përfaqësim sa më dinjitoz në debutimin e garave ndërkombëtare.

    Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, që pritet të jenë e ardhmja e basketbollit në konkurrencën e femrave.

    Kjo është hera e parë që Kosova A te femrat do të luajë në gara evropiane. Kjo ka qenë nismë e Federatës së Basketbollit të Kosovës që i kushton rëndësi të veçantë femrave në basketboll, si dhe masivizimit të gjitha gjeneratave të reja.

    Ëndrra për shumë lojtare do të plotësohet për të bartur fanellën e Kosovës në gara ndërkombëtare, një mundësi që nuk e kishin shumë lojtare në të kaluarën. Po ashtu është një mundësi për vashat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për Kosovën A femrat./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Nëntor 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri’. Megjithatë, Dardanët do të përballen me...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve....
    Sport18 Nëntor 2024
    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.