×
  • Lajme
  • Lajme

    Të martën tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Të dielën dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk mori votat e mjaftueshme.

    Ani pse ishte kërkuar që të ndryshohej kandidati, VV-ja edhe sot propozoi Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Haxhiu arriti të merrte veç 57 vota pro saj, gjë që pamundësoi zgjedhjen e saj në krye të këtij institucioni.

    41 vota kishte kundër, dhe tri abstenime, derisa në sallë ishin të pranishëm 109 deputetë.

    VV-ja po akuzon partitë tjera për bllokadë të qëllimshme të Kuvendit, ku ngjashëm po deklarohen edhe PDK, LDK dhe AAK për partinë e parë.

    Memli Krasniqi i PDK-së tha se VV-ja me zor po duan ta bëjnë Haxhiun Kryeparlamentare, ndërsa ka kërkuar që ta ndryshojnë kandidatin e tyre. Ai madje shtoi se PDK është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.

    Lumir Abdixhiku i LDK-së pas dështimit të seancës së sotme, tha se është VV-ja ajo që duhet të bëjë zgjidhje për sitatën, ndërsa deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami theksoi se LDK-ja s’ka votë as për Haxhiun e as për ndonjë kandidat tjetër.

    Nga AAK-ja kanë thënë se VV-ja qëllimshëm po e bën gjithë këtë bllokadë. Sipas Time Kadrijajt, VV-ja po vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun, pasi nuk i kanë votat as për të bërë qeverinë.

    Fatmir Limaj nga NISMA bëri thirrje që partitë politike të reflektojnë.

    Pas dështimit të kësaj seance sot, vazhdimi i saj do të jetë pas 48 orësh, më martën e 29 prillit./Reporteri.net/

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha...
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    Vip01 Qershor 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance në një club. Tuna u pengua në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, ditën e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.