Ndër çiftet më të dashura për publikun janë Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman.
Prej vitesh modelja shqiptare është e martuar me aktorin turk.
Ata janë prindër të dy fëmijëve.
Së fundi, dyshja e njohur kanë qenë në Shqipëri ku dhe kanë dhënë një intervistë për emisionin “Zemër Luana”.
Në kuadër të një loje, ai duhet t’i bënte partneres së tij një dedikim ku e nisi me disa fjalë shqip.
“Zemër! Shpirti im. Zemra ime.”, tha ai duke shtuar më pas në gjuhën turke: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: “Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”.