Mediumi serb “Novosti” që njihet për afërsi me pushtetin serb dhe për propagandë anti-shqiptare, kanë publikuar edhe një video tjetër ku shihet një prift serb brenda kullës së vrojtimit në Koshare teksa mban të ndezur një qiri e hedh venë të kuqe gjithandej brenda gërmadhave.
“Novosti” tregon se ata ishin nisur në këmbë për në Koshare nga manastiri i Deçanit, meqë ishin refuzuar edhe nga shoferët e taksive.
Gazeta serbe zbulon se ata i kishin futur mantelat e tyre të priftërinjve në çanta, derisa ishin maskuar me veshje ‘hiking’ e shenja amerikane, për t’u dukur si të huaj, dhe kësisoj ishin nisur nga Deçani për Koshare. Drejt Koshares ishin nisur tre persona, derisa njëri ishte kthyer mbrapa pas dhimbjeve që kishte pasur në shpinë si pasojë e peshës së çantës. Për këtë arsye, siç shkruan Novosti ishte kthyer në Deçan, kishte marrë një veturë me targa serbe dhe ishte bërë bashkë përsëri me shokët e tij në Junik, duke ua ndihmuar paksa rrugën shokëve të tij.
Vetë prifti Millosh ka folur për “Novosti”, duke treguar për rrugëtimin e tij drejt Koshares.
“Në fillim gjithçka shkoi keq. Së pari askush nuk donte të na dërgonte tek kulla e vrojtimit. Kur kaluam në këmbë nëpër fshatra, na vëzhgonin të gjithë”, ka thënë Millosh për “Novostin”.
Ai tutje ka zbuluar se kanë gënjyer një person për t’i marrë me makinë duke thënë se janë gazetar amerikan nga Çikago dhe se duan të shkojnë tek Kompleksi Memorial i UÇK’së.
Pasi kishin mbërritur në Koshare, prifti serb thotë se ishin futur brenda dhe ishin siguruar se ishte terreni i pastër, dhe më pas kishin filluar me ritet e tyre të ndezjes së qirinjve, ishin veshur me mantelat e tyre dhe kishin filluar lutjet.
Pasi kishin mbërritur në Koshare, prifti serb thotë se ishin futur brenda dhe ishin siguruar se ishte terreni i pastër, dhe më pas kishin filluar me ritet e tyre të ndezjes së qirinjve, ishin veshur me mantelat e tyre dhe kishin filluar lutjet.