×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Të infektuar për herë të dytë me COVID-19? Ekspertët zbulojnë pse dhe çfarë ndodh me trupin tonë

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Koronavirusi është një sëmundje infektive e rëndë por në fund të diskutimeve ai është një lloj “gripi”, ndaj për pasojë nëse të kap një herë mund të të zërë përsëri.

    Ekspertët mendojnë se infektimi sërish nga koronavirusi duket një gjë e mundur, por nuk dihet se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë.

    Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga koronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij.

    Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë revistë mjekësore. Shkencëtarët thanë se personi i seksit mashkull, 33-vjeç kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë, duke sugjeruar se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes së rrezikshme edhe pse nuk mundi ta parandalonte infektimin sërish.

    Infektimi i tij për herë të dytë nga koronavirusi u zbulua përmes testimit në aeroportin e Hong Kongut.

    Ndërkohë janë raportuar edhe disa raste të tjera të mundshme infektimi për herë të dytë, përfshirë një shtetas amerikan i cili herën e dytë u sëmur më rënde sesa herën e parë.

    Edhe nëse njerëzit mund të preken sërish nga koronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjasat janë që kjo të mos ndodhë rregullisht.

    Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit që e kanë kaluar një herë sëmundjen, mund të fitojnë imunitet ndaj një infeksioni të ri me koronavirus. Por ata nuk e dinë se sa mbrojtje mund të sigurojë kjo gjë dhe deri kur mund të zgjasë.

    Ekspertët shtojnë se kjo gjë kërkon vëmendje pasi nëse imuniteti humbet efektivitetin, mund të përbëjë një sfidë për vaksinat. Disa ekspertë thonë se në këtë rast do të ishin të nevojshme vaksinimet përforcuese.

    Gjithashtu është e paqartë nëse ata persona që janë infektuar sërish do të mund ta përhapnin virusin tek të tjerët. Kjo është një tjetër arsye pse shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë fizike dhe të ruajnë higjienën.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me të cilën ministri Faton Peci mburrej më së shumti u...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti është akuzuar nga disa prej banorëve për fshehjen e rrobave. Anisa po insistonte të dinte nga Gjesti nëse ia kishte fshehur...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ka biseduar me Vullnetin dhe Arionin mbi situatën me Gjestin. Ajo thotë se është ndjerë e provokuar, dhe aspak s’është ndjerë...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti ka shkuar në Shtime për ta bërë përurimin e Bibliotekës së re të qytetit. Këtë e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.