×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën diskutohet në Kuvend për çështjen e ushqimit të FSK-së, pritet miratimi i një Rezolute

    Arbnor BUZHALA
    11 Tetor 2024

    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira, e veçmas ushqimit jo të mirë me të cilin ushqehen pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve.

    Në letrën e dërguar tek ministri i mbrojtjes, shihet se Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor 2024 ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personali në kuzhina i angazhuar nga institucionet tjera ka potencuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.

     

    Bekë Berisha: Të hënën kemi rezolutë për me i zgjidhë gjitha problemet e FSK-së

    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes, Bekë Berisha, për FrontOnline ka komentuar letrën e dëguar nga Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, tek Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku ka njoftuar edhe për anulimin e aktiviteteve të Ushtrisë.

    Berisha, për FrontOnline thotë se pas kësaj letre, kanë thirrur mbledhje për të hënën dhe se në fund të mbledhjes do e kenë edhe një rezolutë.

    ‘’Për ditën e hënë e kemi lënë një mbledhje si komision, kemi me i adresu gjitha këto probleme dhe në fund e kemi një rezolutë që me u zgjidhë gjitha këto probleme’’ tha ai.

    Berisha, potencoj se në këtë rezolutë do të disktuohet gjithçka sa i përket nevojave të ushtrisë.

    ‘’Për çështjen e nevojave të ushtrisë dhe për gjëra tjera’’ u shpreh ai.

    Berisha, potencoj se ka nënshkruar tashmë dokumentin dhe ai iu është shpërndarë grupeve parlamentare.

    ‘’Sapo e nënshkruajta kërkesën. Ajo është në grupet parlamentare’’ tha ai për FrontOnline.

     

    Berisha: Nuk është dashur që komandanti i FSK-së të sillet në këtë situate, Ushtria duhet të jetë e gatshme gjithmonë

    Hisen Berisha, anëtar tek Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për FrontOnline, se pavarësisht situatës në të cilën gjendet ushtria, 35% e saj duhet të jetë e gatshme.

    Berisha, shprehet se kanë folur me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci për këtë çështje dhe se duhet gjetur zgjidhje për këto.

    ‘’ Nuk kemi pasur në Komision për këtë, por ne e kemi pasur në raportim ministrin, ku kemi folur për gjitha këto dhe i kemi sqaru se duhet bërë një zgjidhje’’ thekson ai.

    Berisha, potencon se nuk ka qenë dashur që komandanti i FSK-së të vie në këtë pozitë, pasi që sipas tij ka qenë e mundur vazhdimi i kontratës me operatorin për furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së.

    ‘’Nuk është dashur të sillet komandanti në këtë situatë, sepse gjithmonë ka zgjidhje. Këta kanë mundur me e vazhdu gjithmonë kontratën, por nuk guxon me mbetë ushtria pa bukë. Nuk eksperimentohet me ushtri, me sjellë kuzhiniera andej këndej. Skandal është me u hap kuzhina për ushtrinë, kjo është mendësi tipike komuniste’’ tha ai.

     

    Demhasaj: Shqetësuese qysh FSK-ja nuk ka ushqim, Qeveria e Ministria sa më parë ta sigurojë ushqimin për ta

    Analisti politik, Artan Demhaasaj, për FrontOnline e sheh shumë shqetësuese situatën me të cilën po ballafaqohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    ‘’Kjo është shqetësuese’’ thotë ai.

    Ndërkaq, deklaratën e Komandatit të FSK-së, Bashkim Jasharit dërguar ministrit të mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Dehmasaj e sheh si të drejt dhe pret nga Qeveria dhe Ministria e Mbrotjjes hapa konkret.

    ‘’Nëse nuk ka ushqim FSK-ja, qysh mundet me mbajtë aktivitete pa ushqim dhe mendoj se deklarata e tij është e drejtë dhe se tash Qeveria, Ministria duhet sa më shpejtë me e siguru ushqimin për ushtarët e FSK-së’’ thotë ai.

    Demahasaj, thotë se ushtarët e FSK-së është krejtësisht normale që kanë ndërprerë aktivitetet pasi sipas tij nuk mundën me bërë aktivitete kur ata kanë mungesë ushqimi.

    ‘’Normalisht që ushtarët s’kanë zgjidhje tjetër sepse në mungesë ushqimi s’mundën me i kry edhe aktivitetet e tyre dhe mendoj se kjo është korrekte” tha Demhasaj për FrontOnline.

     

    Elezi: Pezullimi i aktiviteteve të FSK-së, cenon sigurinë kombëtare

    Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, veprimin e Komandantit të FSK-së që Ushtria e Kosovës, të i ndaloj aktivitetet e saj për shkak të ushqimit, e sheh si paralajmërim të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

    ‘’Paralajmërimi i Komandantit të FSK-së lidhur me pezullimin e aktiviteteve, për shkak të ushqimit është edhe paralajmërim i cenimit të sigurisë kombëtare’’ thotë ai.

    Elezi thotë për FrontOnline, se në komentin kur ushtria pezullon aktivitetet kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.

    ‘’Në momentin kur ushtria pezullon aktivitetet kemi të bëjë me nivelin me të cenuar të sigurisë kombëtare. Pezullimi i aktiviteteve është drejtpërdrejt edhe cenim i sigurisë’’ tha ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka uruar Ditën e Veteranit. “Gëzuar kjo ditë të gjithë veteranëve e bashkëluftëtarëve që me besa-besë i...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, është lidhur drejtpërdrejt në T7 në emisionin Frontal me Arsim Lanin pas deklaratave të ministres së Drejtësisë,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ndaj një 42-vjeçari policia në Shtime ka hapur rast sot, pasi ai ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri të premten....
    Të tjera
    Vip30 Dhjetor 2024
    “Gresa këndo mamit edhe pse s’ke za”, ishin fjalët që nëna i tha Gresës kur erdhi dhe e takoi në Big Brother...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Disa veprime të Gresës, kanë bërë që Rovena të bëjë disa batuta në prani të banorëve të tjerë në shtëpi. Ajo u...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni ka folur me Gjestin pasi Xheneta e akuzoi se ia shikonte gjoksin. Driloni, mes tjerash, i tregoi Gjestin edhe për ato...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni e ka quajtur ”rrence” Xhenetën, e cila akuzonte atë se e kishte shiquar në momentet e saj intime. ”Kërkush so ka...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.