×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të gjithë vikti`mat në Koçan vdi`qën nga asfiksia

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    (Radio Evropa e Lirë) – Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.

    Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.

    “Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov, raporton REL.

    Ai tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat, përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Stankov tha se ishte e pamundur që të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ata u identifikuan përmes ADN-së.

    “Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.

    Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.

    “Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.

    Duke folur për asfiksinë, Stankov shpjegoi se nën ndikimin e monoksidit të karbonit, shfaqen kokëdhimbje, të vjella, marramendje, humbje të vetëdijes, çorientim dhe paralizë muskulore dhe në raste të tilla, viktimat zakonisht gjenden pranë vendit ku kanë qenë në momentin kur kanë tentuar që të shpëtojnë.

    Një ditë më parë, viktimat e zjarrit në klubin e natës më 16 mars Koçan u varrosën në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

    Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, por janë rrezikut për jetë.

    Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa në vendet fqinje. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.