Duke qenë se ditën e nesërme hyjmë në muajin e dashurisë, banorët e “Big Brother VIP” janë ftuar të ndajnë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë: takimet më të bukura, më të sikletshme, momentet që i kanë lumturuar dhe ato që i kanë thyer zemrën.
Në shtëpi kanë nisur diskutimet menjëherë teksa duket se banorët e kanë marrë paksa me siklet. Mirëpi, Iliri ka qenë ai që ka tërhequr vëmendje me një deklaratë. Teksa bisedonte me Tanin ai tha se të gjithë e kemi patur një kushërirë në fis që jemi dashuruar dikur në mënyrë platonike.
“Fol për hallën. Ose për kushërirën. Të gjithë e kemi patur një kushërirë në fis që jemi dashuruar dikur. Dashuruar në kuptimin platonik themi. Unë kam një kushërirë, super e mirë, super e bukur. O kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz. “Na e mori ky”- thoja. Sa e mirë. Alma të përshëndes zemra. Je shumë e mirë! Kam qenë kalama o burrë. 10 vjeç. Edhe sa i praptë”.-tha ai.