×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e 34-të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar rregullore dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

    Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se dje ka pranuar Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian, i cili evidenton progresin në të gjitha fushat si dhe sfidat në funksionimin dhe zhvillimin e përgjithshëm në shoqërinë tonë. Raporti konfirmon se Kosova vazhdon t’i mbaj të plotësuara të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe thekson vlerësimin pozitiv të Qeverisë së Kosovës për sigurinë, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon. Kryeministri Hoti ka theksuar se ai tashmë ka filluar diskutimin për të adresuar të gjitha sfidat e evidentuara në raport.

    Rregullorja për atashetë e mbrojtjes ka marrë miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Kjo Rregullore përcakton statusin, detyrat dhe përgjegjësitë, procesin e përzgjedhjes, pranim-dorëzimin e detyrës, kohëzgjatjen e shërbimit, pagesën, kompensimet tjera dhe ndërprerjen e shërbimit të Atasheut të Mbrojtjes dhe oficerit ndërlidhës të akredituar në misionin diplomatik të Republikës së Kosovës në vendet tjera apo në organizata ndërkombëtare.

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, sipas vendimit të miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, do të përfaqëson Qeverinë në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Duke vepruar sipas kërkesës së Këshillit Konsultativ të Komuniteteve, i cili vepron nën autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës në pajtim me Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës ka emëruar tre përfaqësues të lartë nga Qeveria për anëtarë të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

    Qeveria ka propozuar këta anëtarë:

    Ivan Millojeviq
    Lindon Pajaziti
    Suad Ademi

    Qeveria ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.

    Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria, janë shfuqizuar 23 vendime për dhënie të pëlqimit për përjashtim nga fushëveprimi i procedurave të Ligjit për prokurim publik në Republikën e Kosovës. Vendimi obligon të gjitha institucionet që të veprojnë në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe të ndjekin në mënyrë strikte të gjitha procedurat e përcaktuara me këtë ligj.

    Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për zbatimin e Masës-9 për rimëkëmbje ekonomike sipas planit detajuar me fokus në komunitetet jo-shumicë, të cilin e ka përgatitur Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Plani përmban objektiva konkrete të mënyrës së zbatimit si dhe kritere të qarta për shfrytëzuesit, kushtet e aplikimit dhe format për vlerësim, zbatim dhe monitorim të procedurës për realizimin e masave.

    Objektivi i parë synon sigurimin e nevojave themelore të jetesës për personat në nevojë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, ndërsa objektivi i dytë synon zbutjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19 ndaj ndërmarrjeve të vogla, kurse objektivi i tretë ofrimin e shërbimeve të gerontologjisë personave në nevojë nga komunitetet jo-shumicë; dhe objektivi i katërt ngritjen e vetëdijes tek banorët me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19.

    Dy vendime përfundimtare të shpronësimit të pronave të paluajtshme për interes publik, kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Vendimi i parë është për shpronësimin e pronave të ish Fabrikës së Tjegullave në Prishtinë, të cilat do të jenë në dispozicion të realizimit të projekteve të Komunës së Prishtinës, ndërsa vendimi i dytë për shpronësimin e ish-pronave shoqërore në Zabel të Ulët për ndërtimin e ‘Lokacionit për varreza’, pronat në Drenas dhe Çikatovë për ndërtimin e ‘Tregut të kafshëve’, pronat në Korroticë të Epërme për zgjerimin e ‘Zonës ekonomike në Drenas’, dhe pronat në Zabel të Ulët që do të shërbejnë për ndërtimin e Impiantit për Ujëra të Zeza.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin e statusit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, nga Ndërmarrja Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore. Ndryshimi i statusit ka për qëllim integrimin e komunave të Hanit të Elezit dhe Shtërpcës në shfrytëzimin e shërbimeve nga kjo kompani.

    Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve në shumën prej 13 milion euro për Programin për Rimëkëmbje Ekonomike në kategorinë e “Subvencioneve dhe Transfereve”, për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike.

    Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje:

    Skender Halili, kryesues;
    Ardian Gaxherri, anëtar;
    Myzejene Selmani, anëtare;
    Jeton Paloka, anëtar;
    Nazlie Krasniqi –Korçaj, anëtare.

    Aprovimin e Qeverisë e ka marrë edhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë që t’i rekomandohet Presidentit të Republikës së Kosovës dhënia e autorizimit për ministrin e Drejtësisë për të nënshkruar Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare me Shqipërinë.

    Në parim është aprovuar nga Qeveria, në mbledhjen e sotme edhe nisma për lidhjen e “Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi i miratuar obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të zhvilloi negociatat me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për finalizimin e kësaj marrëveshjeje në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Është plotësuar dhe ndryshuar vendimi i Qeverisë i datës 28 shtator 2020, për të siguruar që përfitues nga programi i masave për rimëkëmbje ekonomike të jenë edhe të vetpunësuarit.

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030. Kjo strategji do të jetë dokumenti kryesor i planifikimit afatgjatë për të zbatuar vizionin e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor të Republikës së Kosovës. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë...
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (10 janar), pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurti. Ai është shprehur i bindur...
    Sport09 Janar 2025
    Anësori i Manchester United, Amad Diallo ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të...
    Sport09 Janar 2025
    Federata e Futbollit të Kosovës, do të organizojë kamp stërvitor në Prishtinë me futbollistët e rinj që janë kandidatë potencialë për ekipin...
    Lajme09 Janar 2025
    Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili së fundmi ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.