×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të frikësuar nga veprimet e tij, Trumpin po e braktisin bashkëpunëtorët në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Një zyrtar brenda Shtëpisë së Bardhë thotë se janë të shqetësuar se cfarë veprime do të ndërmarrë Trump për ta kundërshtuar fitoren e Bidenit. Një tjetër thotë se Trump “është i vetëm” dhe se stafi i tij nuk mendojnë se u manipuluan zgjedhjet.

    Burimet e CNN pranë Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se disa prej zyrtarëve të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë dhe të fushatës, kanë nisur të distancohen nga presidenti Donald Trump.

    Sipas CNN, ata po largohen për “vetëmbrojtje”, pasi rezultati në shtetin e Georgias dhe të Pennsylavniasë po tregon se Trump është afër humbjes së zgjedhjeve presidenciale.

    “Ka përfunduar”, ka thënë për garën presidenciale një këshilltar i rëndësishëm i administratës Trump.

    Këshilltari ka thënë se janë të shqetësuar për veprimet që do t’i ndërmarrë Trump, për të mos e pranuar humbjen.

    “Zot, kush e di”, ka thënë ai, kur është pyetur se cfarë mund të bëjë tutje Trump, duke treguar se shumë zyrtarë që i kanë ndihmuar Trumpit në fushatë zgjedhore dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë tundnin  kokën kur kanë dëgjuar deklaratën falske të Trumpit, të enjten mbrëma.

    Këshilltari ka thënë se është në të drejtën e Trumpit që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, por, sipas tij, po e bën në mënyrë më të gabuar të mundshme.

    Një tjetër këshilltar në fushatën e Trumpit ka thënë se deklarata e Trumpit për vjedhje në zgjedhje është e izoluar. “Ai është i vetëm në këtë”, ka thënë këshilltari për deklaratat e Trumpit për manipulim të zgjedhjeve.

    Presidenti aktual amerikan është drejt humbjes së zgjedhjeve. Ai nuk po e pranon rezultatin, duke thënë se do të vazhdojë me rrugë të tjera ta mohojë zgjedhjen e Joe Bidenit President.

    Trump vazhdimisht ka akuzuar demokratët për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.