ërpos të yjeve ndërkombëtare, edhe artistët shqiptarë kanë pasur rastin të urojnë Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje.
Biden arriti që të bëhet presidenti i 46-të me radhë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu, të famshmit e estradës shqiptare përmes rrjeteve sociale patën rastin që të urojnë fitoren e tij.
Fjolla Morina është njëra prej tyre, që në Instagram ndau një imazh me mbishkrim: “Urime president Biden”.
Rep-artisti Stresi po ashtu ripostoi fotografinë nga CNN, ku Joe urohej për fitoren.
“Faleminderit Zot” ishte mbishkrimi i këngëtares dhe modeles, Morena Taraku në rrjetin social Instagram.