Të kesh fëmijë është një vendim që jo të gjithë planifikojnë të kenë.
Më kalimin e viteve, shumë nga fytyrat publike kanë folur nëse janë gati të krijojnë familje.
Justjared ka shkruar për disa nga yjet që kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të kenë fëmijë.
Stevie Nicks
“Është si, a dëshiron të jesh artiste dhe shkrimtare, apo grua dhe dashnore? Me fëmijët, fokusi juaj ndryshon. Nuk dua të shkoj në takimet e PTA-së,” tha ajo për InStyle .
Ricky Gervais
“Do të shqetësohesha po të sëmurët një fëmijë. Unë kam një mace dhe shqetësohem për këtë. E kontrolloj derën tre herë para se të dal. Unë vendos ushqim dhe ujë në çdo dhomë në rast se dera mbyllet dhe ai është i mërzitur për 20 minuta,” zbuloi ai në The Ellen DeGeneres Show .
Miley Cyrus
“Nuk mund të lind. Derisa të ndihem sikur fëmija im do të jetonte në një vend më të mirë”, shpjegoi ajo për Elle .
Ashley Judd
“Fakti është se unë kam zgjedhur të mos kem fëmijë sepse besoj se fëmijët që janë tashmë këtu janë të mitë. Nuk kam nevojë të shkoj të bëj foshnjat ‘e miat’ kur ka kaq shumë fëmijë jetimë ose të braktisur që kanë nevojë për dashuri, vëmendje, kohë dhe kujdes, “tha ajo./Indeksonline/