×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten mbahen dy seanca në Kuvend, nuk caktohet data për interpelancat e Hotit

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë me pikat e papërfunduara, për të cilat nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, ndër të cilat përfshihen edhe marrëveshjet ndërkombëatre.

    Këtë e ka bërë të ditur ajo pas mbledhjes së Kryesisë. Ndërkaq, në ora 11:00 do të mbahet seancë e re.

    “Përveq deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve palramentare do të kemi edhe disa pika tjera të rendit të ditës siç janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor”, tha Osmani.

    Kurse lidhur me interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, Osmani tha se nuk kanë gjetur datë të përbashkët me kabinetin e tij.

    “Sa i përket interpelancave me kryeministrin, njëra që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit dhe tjetra që ka të bëjë me trajtimin e dëmshëm të temës së të pagjeturve, që janë shtruar nga deputetë të VV-së. për këto do avzhdojmë komunikimin me kabinetin e kryeminsitrit që të gjejmë një datë të përshtatshme. Deri tani nuk kemi pasë pajtim në datë”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në -4...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.