Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Daka the se beson që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të mund të shpallen të enjten, pasi të të bëhet numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë.
Numri i votave nga këto kategori është i ulët sipas KQZ-së.
Këtë njoftim kryetarja e KQZ-së e bëri gjatë mbledhjes së KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit zgjedhor nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor.