Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca është një prej personazheve më të komentuara në media rozë.
Ndonëse jo shumë aktive në muzikë, autorja e “Dua” komentohet vazhdimisht edhe për jetën e saj private.
Ajo muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie me masazherin afrikan Mickey Neblett.
Që nga ajo kohë, artistja nga Shqipëria herë pas here ndan me fansat në rrjetet sociale foto dhe video përkrah tij dhe dedikime të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Edhe së fundmi, Enca postoi disa foto ku shihej një befasi romantike që partneri i bëri e cila përfshinte një buqetë me trëndafila të kuq.