Reperi i njohur Stresi që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova vazhdimisht ka folur edhe për ish-gruan e tij, Kejsi.
Rap-artisti ka kërkuar që të rikthehet me të madje që edhe ajo të vijë ta takoj apo t’i dërgoj ndonjë mesazh.Kjo gjë ndodhi dhe vetëm pak javë më parë, Kejsi i dërgoi një video-mesazh reperit duke i kërkuar që të mos fliste për gjërat e tyre private, megjithatë ajo po e mbështetë nga larg dhe këtë do të vazhdojë të bëjë.
“Do të doja që të bëja një urim për ditëlindjen e një person shumë të shtrenjtë dhe shumë i rëndësishëm në familjen time, ia uroj me gjithë shpirt, jam mashkull dhe jam burrë mbi burra dhe i them që e dua fort dhe të behet edhe 100 vjeçe dhe e pres sa më shpejt, urime ditëlindjen Kejsi”, ka thënë Stresi.
Ndryshe, theksojmë që e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e BBVK ishte banorja nga Shqipëria, Vivien Thano. /Telegrafi/