Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, thotë se heshtja e Prokurorisë karshi kërcënimeve të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, është e pakuptimtë.
Në një shkrim të tij, teksa e ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës, pas arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, thotë se ka qenë ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në pavarësinë e sistemit prokurorial të Kosovës.
Tutje, Miftaraj thotë se “me ligj, Këshilli Prokurorial e ka për obligim të reagoj dhe mbroj Prokurorin e Shtetit nga çdo ndërhyrje apo ndikim i jashtëm”.
Shkrimi i plotë:
Të dielën e kaluar Isa Mustafa, Kryetar i LDK ndërhyri drejtëpërdrejtë në pavarësinë e sistemit prokurorial të Kosovës.
Sot e Martë dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ende nuk ka dal me reagim për të mbrojtur Prokurorin e Shtetit nga ndërhyrjet e jashtme dhe ndikimi politik.
Me ligj, Këshilli Prokurorial e ka për obligim të reagoj dhe mbroj Prokurorin e Shtetit nga çdo ndërhyrje apo ndikim i jashtëm.