Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar të dhënat e daljes në zgjedhje në kohë reale. Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës me shumicë serbe.
Në Leopsaviq nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.
“Komisionerët mos t’i dëmtojnë e ndryshojnë fletëvotimet, mund të dënohen me 5 vite burgim”
Në komunën e Zveçanit ndërkohë dalja në zgjedhje është edhe më e madhe. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësejtë, dalja në zgjedhje është 33.22 %.
Edhe në Zubin Potok vërehet trend i njëjtë. Kur ende s’janë procesuar të dhënat edhe nga 2 vendvotime, përqindja e daljes në zgjedhje është 19. 59 %.
Kjo nuk vërehet tek komunat tjera që janë me shumicë shqiptare. Përqindja e daljes në zgjedhje shkon nga 7 deri në 10 %.
Derisa në gjithë Kosovën sipas KQZ’së kanë votuar 148 mijë e 595 qytetarë , apo 8.30 %.