Neymar e ka nënshkruar kontratën e re me Paris Saint-Germainin, e cila do ta mbajë në “Parc des Princes” deri në vitin 2025.
Braziliani u transferua te gjiganti i Ligës 1 nga Barcelona në vitin 2017 dhe tashmë me kontratën e re i ka dhënë fund zërave për të ardhmen, shkruan FrontOnline.
“Është lumturi e madhe ta vazhdoj aventurën me Paris Saint-Germainin”, ka thënë Neymar për faqen zyrtare të klubit.
Me kontratën e re, Neymar do të ketë përfitime marramendëse në klubin e madh francez.
Vetëm në muaj, braziliani do të fitojë 2.5 milionë euro, kurse në javë 625 mijë sosh.
Të ardhurat e Neymar Jr. me kontratën e re te PSG-ja:
€2.5m në muaj
€625,000 në javë
€89.200 në ditë
€3.700 në orë
€62 në minutë./FrontOnline/