Prodhuesi francez i makinave Renault raportoi sot se të ardhurat e tij në tremujorin e parë ishin pothuajse një të tretën më të larta se në fillim të vitit 2022 falë çmimeve më të larta të automjeteve dhe shitjeve më të forta.
Të ardhurat e Grupit Renault arritën në 11.5 miliardë euro në tremujorin e parë, tregojnë rezultatet paraprake të biznesit. Kompania ia atribuon kërcimin çmimeve më të larta dhe numrit dukshëm më të lartë të makinave të shitura.
Në tre muajt e parë të këtij viti, grupi Renault ka shitur 535,000 vetura, që është një rritje prej pak më shumë se 14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi kompania.
Në Evropë, shitjet e grupit Renault u rritën me 27.3 për qind, tregon raporti i biznesit. Kompania thekson strategjinë sulmuese të elektrifikimit dhe “momentin” e fortë të një sërë modelesh makinash pasagjerësh të lançuara së fundmi.
Ata konfirmuan se presin një marzh operativ prej të paktën gjashtë përqind këtë vit./FrontOnline/