×
  • Lajme
  • Lajme

    Të akuzuarit për spiunazh nuk e pranojnë fajësinë, Muharrem Qerimi e pranon vetëm atë për armëmbajtje pa leje (Pamje)

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, shkruan Reporteri.net.

    “Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani.

    Kurse, i akuzuari tjetër Muharrem Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

    “Nuk e pranoj për veprën penale të spiunazhit, e për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha ai.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.

    Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, do të varroset më 18 mars në orën 15:00. Kështu kanë konfirmuar nga familja...
    Lajme17 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, do të bëhet nesër në ora 15:00. Po ashtu në nderim të...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...
    Të tjera
    Sport17 Mars 2025
    Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës. Ylli...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëlime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit, shkruan GazetaDemos....
    Lajme17 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit...
    Lajme17 Mars 2025
    Zjarri në diskotekën e Koçanit mori pas vete jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë, Portalb.mk...
    Lajme17 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Avokati Arianit Koci ka reaguar duke theksuar se Hashim Thaçit...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht profesor universitar, Muhamet Hamiti, për FrontOnline, thotë se Kosova me Qeverinë Kurti, i ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.