Reperja shqiptare, Tayna është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar të estradës shqiptare.
Ajo numëron një sërë hitesh dhe mbetet aktive në skenën e muzikë, ndërsa nuk lë anash as rrjetet sociale, aty ku sjell risi për fansat e saj.
Të njëjtën gjë autorja e “Qe qe” e ka bërë edhe sonte (e premte) duke postuar një fotosesion të ri dhe të mahnitshëm.
Në fotot e radhës, Tayna pozoi e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i cili në njërën prej këmbëve ishte në formë pantallonash që i përshtati me këpucë me taka ngjyrë vjollce.
“Në shtiklla me fustan transparent”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotove që u vërshuan me komente nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/