Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka lansuar projektin e saj më të fundit, “Folem pak”.
Projekti i cili u paralajmërua ditë më parë, siç duket u prit mirë nga adhuruesit e reperes, sipas komenteve të shumta në YouTube.
Kënga e zhanrit të përafërt “afrobeat”, vjen pas suksesit të projektit të mëparshëm nga Tayna, “Si ai”, e cila u pëlqye shumë edhe nga influencerët e huaj në rrjetet sociale.
Video-klipi tejet i veçantë, u xhirua në qytetin e bukur të Beratit.
Vetë artistja dukej tejet sharmante dhe elegante me paraqitjen e saj.