Këngëtarja dhe kompozitorja, Taylor Swift fitoi të gjashtë trofetë për të cilët pretendonte të dielën (20 nëntor) në American Music Awards, duke përfshirë çmimin kryesor të natës: Artistja e vitit.
Çmimet e reja në AMA e ngritën totalin e trofeve të fituara nga Swiftit në 40-të, duke thyer rekordin e saj për më së shumti fitore në ceremoninë më të madhe në botë të çmimeve të votuara nga fansat.
Këngëtarja e “Anti-Hero”, e veshur me një kostum me shkëlqim prej ari, tha se mbështetja e fansave në vitet e fundit e kishte inkurajuar atë të shkruante më shumë muzikë, gjë që e bëri atë më të lumtur.
“Unë kam fansat për t’i falënderuar në thelb për lumturinë time”, tha Swift para publikut në ceremoninë në Los Angeles.
“Nuk mund të shpreh sa e pabesueshme është për mua që unë ende e bëj këtë dhe që ju ende kujdeseni”, shtoi ajo.
32-vjeçarja publikoi katër albume origjinale dhe dy ri-incizime në tre vitet e fundit, më shumë se i gjithë prodhimi i saj i dekadës së mëparshme.
Këngët nga albumi i saj më i fundit, “Midnights”, zuri të gjitha 10 vendet kryesore në tabelën e këngëve të Billboard pas debutimit të tij në tetor.
Çmimet e tjera për Swift në AMA përfshinin: Albumi më i mirë ‘country’, albumi më i mirë pop, Videoklipi më i mirë, artistja më e mirë pop, artistja më e mirë ‘country’.
Për artistin e vitit, Swift triumfoi mbi emra të tjetër të suksesshë, duke përfshirë Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.