×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tatimi në pronë/ Bie interesimi i qytetarëve për pagesa, komunat po dëmtohen

    FrontOnline
    22 Prill 2023

    Të gjithë qytetarët e vendit të cilët deri në fund të këtij muaji nuk e paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë do të gjobiten.

    Derisa, afati për këstin e dytë të pagesës është fundi i muajit shtator.

    Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, do të aplikohet një interes prej 0.65 për qind për secilin muaj që vonohet pagesa dhe një gjobë prej 10 për qind të tatimit të papaguar.

    E, norma e tatimit në pronë është 0.15 për qind e vlerës së përgjithshme të pronës.

    Kurse, komunat kanë kërkuar që kjo normë të ulet për 0.7 apo 0.8%.

    Ndërsa, të martën në Komisionin për Buxhet, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme, përfshihet edhe ulja e pragut të tatimit në 0.15% në 10%.

    Pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar.

    Ndërsa, më 31 mars Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

    Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

     

    Ibrahimi: Ka rënë numri i qytetarëve që po paguajnë tatim

    Por, e gjithë kjo vonesë deri në marrjen e vendimit final të këtij projektligji po shkakton pakënaqësi nëpër komuna.

    Kjo për shkak se numri i qytetarëve që po paguajnë tatimin në pronë është zvogëluar dukshëm.

    Kështu, thotë për Front Online, drejtori i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

    “Po është zvogëlua, sepse qytetarët janë duke prit se çka po ndodhë , kanë prit dhe po e presin këtë ligjin e ri. Këta nuk e kanë konsultuar askënd, do të thotë komunat që janë hisedari kryesor në këtë ligj sepse të gjitha të hyrat vetanake shkojnë në buxhet të komunës dhe nuk e kanë diskutuar fare. Sa i përket faljes prej 100 euro me këtë projektligjin që është ia kanë lënë komunave me vendosë dhe kjo është shumë problematike, pse nuk e vendos ti në nivel qendror. Nëse bëhet kjo falje komunat do të dëmtohen financiarisht nga 40% për faturat që janë dërgua për vitin 2023”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.

    Ibrahimi ka fajësuar Qeverinë, duke thënë se këta të fundit në mënyrë arbitrare po procedojnë ligje pa u konsultuar fare me komunat.

    “Është dashtë me diskutua me kryetarët para se me procedua, por këta në mënyrë arbitrare po i procedojnë ligjet dhe kjo nuk është hera e parë, vendime të tilla kanë marrë edhe për ligjin për vetëqeverisje lokale”, është shprehur Ibrahimi.

    Muhaxhiri: Ka rënie të pagesës së tatimit në pronë

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka deklaruar për Front Online se në komunën të cilën ai e udhëheq shkaku i paqartësive që janë duke u bërë më këtë ligj, ka rënie të pagesës së tatimit në pronë.

    Ndërsa, thotë se efekti se sa do të ndikojë negativisht në komuna do të shihet më vonë.

    “Ka një rënie të pagesës së tatimit në pronë dhe kjo është si rezultat i paqartësisë por edhe i i vendimeve që i dëmtojnë komunat në mbledhjen e të hyrave të tatimit në pronë. Është bërë pa asnjë konsultim dhe është në dëm të komunave. Efekti se sa do të ndikojë negativisht në komunë nuk shihet menjëherë por me kohë shkon duke u parë efekti i kësaj pune”, ka thënë ai.

    Kurse, sa i përket plotësim-ndryshimit të projektligjit

    “Drejtori jonë i financave e ka analizua dhe ka bë reagim dhe tash të shohim se sa do të ndikojë kjo në qeveri. Është rritje progresive e tatimit në pronë edhe i dëmton edhe bizneset edhe njerëzit që kanë patundshmëri”, është shprehur Muhaxhiri.

     

    Totaj: Qytetarët po presin vendimin final, pagesat e tatimit në pronë në rënie

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njëjtë sikurse edhe ai i Pejës , ka thënë se pagesat për tatim në pronë janë në rënie.

    Dhe krejt, kjo pasi që janë në pritje që të merret vendimi final sa i përket këtij projektligji.

    “Pagesat janë në rënie sepse njerëzit janë në pritje të asaj se çka po ndodhë a po o fal qeveria nga 100 euro, apo do të bëhet ndryshimi i ligjit dhe kjo pengu në realizimin e planit për inkasimin e të hyrave të tatimit në pronë në komunë”, është shprehur Totaj për Front Online.

    Ai, ka treguar edhe se për sa % ka qenë propozimi i komunave që të ulet norma tatimore.

    “Ne si komuna kemi propozuar që Qeveria me votua dhe me ia lajua ndryshimin e asaj normës më të ultë sepse deri tash ka qenë 0.15% dhe ne kemi propozuar me e ulë atë në 0.7o se në 0.8%në mënyrë që me neutralizua këtë ndikimin negativ që e kanë bërë për shkak të dyfishimit të vlerës së pronave që janë bërë në rivlerësim edhe krejt kjo ka ndikua në dyfishim të tatimi ën pronë dhe ne e dimë që po jetojmë në kushte relativisht të vështira ekonomike, me inflacion e me rritje të çmimeve edhe me dyfishua tatimin në pronë në mënyrë të njëanshme pa bashkëpunim të komunave nuk është e mirë”, ka thënë ndër të tjera Totaj.

    E, në rast se Qeveria nuk i merr parasysh rekomandimet e komunave Totaj thotë se puna e komunave do të vështirësohet.

     

    Ferati për plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë: Nuk shoh rezultat pozitiv

    Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën, së pari do të duhej të vendosej në diskutim publik, derisa ka shtuar se falja prej 100 eurove nuk prodhon zgjidhje.

    “Më e duhura do të ishte që me vendos ligjin në diskutim publik dhe pastaj në baza të procedurave me procedua dhe jo me veprime të shpejta, pra po ju qesim hi syve kishe po ju falim 100 euro në të njëjtën kohe me zvogëlua të hyrat e komunave dhe kjo nuk prodhon zgjidhje afatgjate”, ka pohuar Ferati, për Front Online.

    Ferati, thotë se nga ky plotësim-ndryshim nuk sheh rezultat pozitiv.

    “Mirëpo këtë vendimin e Qeverisë për me bë një plotësim-ndryshim të ngutshëm nuk e shoh me ndonjë rezultat pozitiv, qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, nuk kanë nevojë për zgjidhje sistematike”, ka thënë ai.

     

    Idrizi: Në komunën tonë për tre muaj kemi pas rritje në inkasimin e të hyrave

    Më ndryshe, qëndron komuna e Vushtrrisë.

    Për dallim nga komunat e tjera në këtë komunë ka pasur rritje në ikasimin e të hyrave.

    “Për tre muajt e parë të këtij viti janë inkasuar në komunën tonë 270 mijë 857 euro do të thotë kemi ngritje”, ka thënë Idrizi, për Front Online.

    Por, ka pranuar se ka qyettarë që janë në pritje të vendimti rreth këtij ligji dhe nuk po paguajnë ende.

    “Ka plot qytetarë që janë në pritje duke thënë se a do të na falin apo jo, dhe nuk po e paguajnë dhe kjo është si me i përgatit qytetarët me jetua me asistencë sociale, mirëpo në bazë të shifrave që i kemi si komunë tek ne kanë paguar dhe ka pas ngritje, pra nuk është keq”, është shprehur Idrizi.

    Me ligjin në Kosovë, vlerësimi i pronës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëhet në çdo tre ose pesë vjet.

    Vlerësimin e fundit, kjo ministri e ka bërë vitin e kaluar, kurse zbatimi i tij në tatimin në pronë ka filluar nga janari i këtij viti.

    Vlerësimi paraprak është bërë në vitin 2019.

    Çështja e tatimit në pronë është bërë temë diskutimi pas reagimit të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit në pronë janë rritur./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht të vitit 2022, Vuk Borilloviq vrau...
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, takoi kusherinjtë me të cilët diskutuan vizionin e kësaj partie për një Kosovë më të...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.