Prej kohësh përflitet lidhja mes menaxherit të njohur Denis Avdiu dhe modeles Dorina Gegiçi.
Në fakt, çifti janë treguar goxha të suksesshëm që raportin e tyre prej tashmë një periudhe relativisht të konsiderueshme ta mbajnë larg syrit të publikut.
E është dashur tek një datë e shënuar, ditëlindja e Dorinës që akujt të shkrihen.
Për të parën herë, Avdiu, i cili është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, njëherësh themelues i AVD Digital, ka publikuar një fotografi me të dashurën.
Nuk e ka ‘tjerrë’ shumë për të dashurën e tij. Ai është mjaftuar përpos me publikimin e fotografisë me një urim modest publikisht duke u shprehur në anglisht: “Urime ditëlindjen”.
Çifti duken për mrekulli bashkë dhe ne urojmë që gjithmonë t’i shohim në këtë formë.